Bujanoc: Prezantohet projekti "Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës"
Lokale

Bujanoc: Prezantohet projekti "Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës"

28.Jun.2016 10:14
0
Organizata Joqeveritare "Iniciativa Qytetare", organizon në Bujanoc paraqitjen publike të projektit të ri "Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës", të enjten, më 30 qershor 2016, në hapësirat e Klubit Komunal për të Drejtat e Njeriut, duke filluar në ora 11. Projekti financohet nga Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë.

Në takim ftohen të rinjët, përfaqësuesit e vetqeverisjeve lokale, sektorit të biznesit lokal, mediave lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, si dhe akterët tjerë relevant të cilët aktivitetet e tyre janë të drejtuara në drejtim të të rinjëve.

Vëmendje të veçantë do t’i dedikohet ofrimit të arsimimit funksional të të rinjëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe qytetin e Vrajës, nga fusha e aftësive të shkallëzuara të biznesit dhe punësimit, njohjen me kontributin e deritanishëm të programeve rinore të Inicitiave Qytetare, statusin aktual dhe mundësinë e avansimit të programit egzistues.

Pjesëmarrja në takim duhet të konfirmohet më së voni deri të mërkurën, më 29 qershor, në e-mailin fismir@gradjanske.org.

 

Zvicër: Shoqata Humanitare "Medvegja" mbajti koncertin dhe turnirin tradicional
Kamberi: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në institucionet e Serbisë.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration